Zjarri në një stallë në Korçë, ndërron jetë endacaku që pësoi djegie në trup

0
23

Ndërron jetë endacaku Shpëtim Fetahu, pasi pësoi djegie në trup nga zjarri që përfshiu stallën në fshatin Marjan të Korçës.

Mësohet se viktima ka pasur përkeqësim gjatë transportimit në spital, ku fillimisht u çua deri në fshatin Lekas ndihmuar nga banorët, ndërsa më pas u transportua me ambulancë, por nuk ka mundur të jetojë pavarësisht ndihmës mjekësore.

Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të marte, ku endacaku ndezi zjarri për t’u ngrohur por flakët përfshinë gjithë stallën./abcnews.al