Zjarri në Patos, përfshihet nga flakët nënstacioni elektrik

0
104

Zjarri në Patos po përhapet me shpejtësi. Si pasojë e flakëve janë djegur disa sipërfaqe me ullinj dhe shkurre.

Banorët e zonës të alarmuar nga kjo situatë pohojnë se ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur largimin e rrezikut nga banesat dhe puset e naftes, ndërkohë që është përfshirë nga flakët nënstacioni elektrik.

Ndërkohë OSHE njofton se për shkak të zjarrit pranë nënstacionit elektrik Patos, OSSH është detyruar të stakojë energjinë elektrike si masë e nevojshme sigurie.