Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, përfundon operacioni i evakuimit

0
124

Ka përfunduar pas disa orësh operacioni i evakuimit të banorëve që mbetën të bllokuar në ndërtesën shumëkatëshe, në të cilën ndodhej qendra tregtare, e cila u përfshi nga flakët.

“Përfundoi operacioni i evakuim shpëtimit në qendrën tregtare në Lushnjë. Në operacion për evakuimin e qytetarëve morën pjesë Forcat Renea, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit

Janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”, njofton policia./abcnews.al

.