300 biznese të qendrës tregtare ne Lushnje janë demtuar nga zjarri i një dite më parë. 100 nga 300 bizneset janë shkrumbuar totalisht pasi ndodhen ne katin e tretë e të katert aty ku ra zjarri, ndërsa bizneset ne katet e para janë demtuar pjeserisht.
Dëmet llogariten disa milione euro, ndersa kati i 3 dhe 4 ka pësuar djegie totale. Zjarrfikëset edhe sot vazhdojne te hedhin ujë për të ftohur strukturen e godines 12-katëshe , e cila vazhdon ende të jetë e nxehtë.
Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe banoret nuk lejohen të futen brenda apartamenteve. Ata tregojne tmerrin e përjetuar gjate 12 orëve zjarr.
Arben Zaci zjarrfikësi, i cili u asfiksua dhe i ra të fiket gjatë operacionit të shpëtimit , tregon si hyri në katin e 9 për të shpëtuar një grua me fëmijët e saj dhe se pavarësisht se nuk ishte në pune dhe nuk kishte mjetet e duhura u fut per te shpëtuar njerezit.
Shkaku i rënies se zjarrit nuk ka dale akoma, por sipas shefit te zjarrfikëses Lushnje Xhezmi Metushi vatra e parë mendohet te ketë qenë në katin e 4 në një dyqan kepucesh. Ai tregon se nuk kishin kapacitete për të ndërhyrë , por ardhja e zjarrfikseve nga rrethet bëri që të stabilizohej situaten. 10 qytetare u rrezuan seriozisht dhe 3 zjarrfikes. Të dëmtuarit sakaq janeë larguar sot nga spitali.