Zjarri në varrezat e Elbasanit, Rama “nxin” Llatjën: Bari aty ka potencialin të bëhet kallam

0
2

Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika të forta për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatjën, në lidhje me zjarrin në varreza dhe problematikën e mbetjeve.

“Bari i varrezave të Elbasanit ka potencial të bëhet kallam. Nëse bari është i qethur siç duhet dhe zjarri nuk merr qiellin.

Është e pakonceptueshme të ndodhin gjëra që do t’i faleshin një kryetari të Bashkisë së Shangait, jo një qyteti që mund ta përshkosh në këmbë nga cepi në cep dhe të mos dijë kryetari i bashkisë se ça ndodh, të mos jetë kryetari i bashkisë i informuar për çdo tullë që i vënë në qytet, kryetari i ka sytë hapur dhe u rri në kokë gjërave.

Nëse kryetari i ka sytë gjysmë të hapur dhe të mbyllur ata nën ta i kanë të mbyllur fare.

10 mandate janë një barrë kryetar, më ka marrë dhe ato orë që më ngelen. Duhet të të lënë pa gjumë ty, jo të flesh më shumë.

Justifikimet mund t’i gjejnë sa të duan, por nuk kanë asnjë vlerë, njerëzit nuk na ka dhënë mundësinë për tu justifikuar.

Nuk ka asnjë justifikim zero. Mund ta di pse Bashkia e Cërrikut që i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit dhe jo vetëm i përpunon po i kthen në produkt, pra, shitje, pse nuk e kanë të gjitha bashkitë këtë? Nuk është një inovacion që e ka Japonia, është e Bashkisë së Cërrikut. Pse nuk vrapon ti, që ta bësh ti në Elbasan?

Pse duhet të rrimë të presim dhe e vetmja gjë kërkojmë fonde nga qeveria, për çdo gjë duam fonde nga qeveria, qeveria të marrë borxh të japë lekë, ndërkohë që ka mundësi të pafundme për t’i vënë në funksion të komunitetit”, tha Rama.