Të paktën 6 të rinj humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një zjarri masiv që përfshiu një diskotekë në Phnom Penh në Kamboxhia.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në një nga diskot më të mëdha të kryeqytetit, në një moment kur ajo frekuentohej nga shumë të rinj.
Policia dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe mundën të vendosin flakët në kontroll pas disa orësh. Ndërkohë që konfirmohet se viktimat janë 4 burra dhe dy gra.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet i frikësohen idesë e përkeqësimit të bilancit të fataliteteve për shkak se një pjesë e madhe e ndërtesës është shkrumbuar me shpejtësi për shkak dhe të materialeve të djegshme që ndodheshin brenda saj.
/abcnews.al