Zjarri shkrumbon shtëpinë e të moshuarit në Fier, ja çfarë dyshohet se shkaktoi zjarrin

0
144

Një banesë, në pronësi të një 71-vjeçari në Fier është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje.

Nga pakujdesia e një sobe druri u dogj një barake druri ku qëndronin përkohësisht Isa Muça së bashku me bashkëshorten,të cilët kanë ardhur nga Tirana për veljen e ullinjve në pronën e tyre të perfituar nga ligji 7501. Ngjarja ndodhi në fshatin Peshtan Bregas , lagjia Muçaj në Frakull të Madhe.Policia thotë se si pasojë e zjarrit banesa e të moshuarit është djegur plotësisht, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.