Zjarri tragjik në Maliq që i mori jetën nënës dhe djalit 14-vjeçar, fqinja zbulon detaje: Vajza u hodh nga dritarja, u dogj sfungjeri dhe shkaktoi tym

0
2

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin, ku një banesë u përfshi nga tymi në Maliq, aty ku mbetën të vdekur Merjeme Azisllari dhe djali i saj 14-vjeçar, ndërsa vajza 6-vjeçare u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Fqinja e tyre, Benereta Pashollari, tregon  se familja Azisllari nuk kishte mundësi të mira ekonomike, me kryefamiljarin që punonte, ndërsa nëna kujdesej për fëmijët.

Ajo gjithashtu zbulon dhe detaje se si ndodhi ngjarja e rëndë, ku shpjegon se mori zjarr sfungjeri i dyshekut të shtëpisë, duke e mbushur banesën me tym, me nënën dhe djalin që nuk arritën të dilnin dot.

Familje punëtorë, ishin me ekonomi të dobët. Babai i fëmijëve punonte, ajo mbante dy fëmijët, i ushqente me aq sa kishte mundësi. Bashkia i ndihmonte çdo muaj plus që merrnin dhe ushqime dhe ndihmë ekonomike. Vajza ishte më e vogël se djali, djali në këmbë, vajza nuk lëvizte dhe aq. Nëna nuk kujdesej shumë për fëmijët. Ne të lagjes i flisnim, i thoshim ‘laji, shpëlaji’. E ndihmonim, çdo gjë i çonim. Si binte në qafë askujt. Të dy fëmijët ishin me spektrin autik.

Unë për momentin nuk isha por aty ajo ka një krevat sfungjeri dhe ata fëmijët trazonin zjarrin. Ka rënë zjarri aty, kishte djegur sfungjerit dhe dihet që bëri shumë tym, pa flakë. Vajza është hedhur nga dritarja, kurse ata të dy nuk mundën të dilnin. Vajzën e shpëtoi një zonjë, kurse djali mbaroi me të ëmën. Doli kjo zonja rastësisht se e mora në telefon për të marrë diçka. Në atë kohë dëgjoi të thirrurat dhe vajza i binte derës. I binte me shkelma. Dëgjoi fqinja, doli dhe fqinja tjetër dhe pastaj arritën atje ku kanë arritur.”