Zona e Steblevës e mrekullueshme nën borë. Destinacion i fundjavës

0
154

Zonat turistike në qarkun e Elbasanit janë duke njohur numrin më të lartë të turistëve, kjo edhe falë dëborës së rënë së fundmi.

Pavarësisht vështirësive të shumtë ishin vizitorët këtë fundjavë.

Të rriturit shprehen të mrekulluar nga bukuria e zonës.
Sinkron intvs të rriturit
Ndërsa ata që e shikojnë më shumë borën padyshim janë fëmijët.

Edhe pse Fushë Studen ofron potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmi në çdo stinë, për të mberritur këtu është e vështirë pasi mungon infrastruktura rrugore por kjo do të ndryshojë së shpejti.

Kreu i grupit parlamentar të socialistëve shprehet nga Liqeni i Fushë Studenit se së shpejti do të fillojnë punimet për rikonstruksionin e këtij aksi.

Ditët e fundit këtë zonë e kanë vizituar një numër shumë i madh njerëzish, edhe pse sipas kryetarit të njësisë administrative pandemia ka stepur turistet e huaj , por jo ata vendas.

Fushë-Studën ndodhet në njësinë administrative Stëblevë në Librazhd dhe është një një ndër atraksionet më të bukura të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. /Elbasani flash