Zv.presidenti amerikan kryen vaksinën: Mrekulli mjekësore, fillimi i fundit të Covid

0
216

Zv.presidenti në detyrë i SHBA, Mike Pence dhe gruaja e tij, “Second Lady” Karen Pence kanë kryer vaksinën anti-Covid, të prodhuar nga kompania Pfizer.

Ata bëhen kështu zyrtarët e parë të Shtëpisë së Bardhë që kryejnë diçka të tillë, mbi të gjitha në publik, shkruan Ora News.

“Është e sigurtë dhe efikase, një mrekulli mjekësore. Ky është fillimi i fundit të Covid”, ka thënë zv.presidenti Pence.

Më herët, ish presidentët Bush, Clinton dhe Obama premtuan kryerjen e vaksinës publikisht në mënyrë që të japin siguri edhe te qytetarët pas shumë teorive konspirative lidhur me vaksinën.

 

/a.r,OraNews