Zyrtare, Armando Sadiku ndan rrugët me klubin

0
2

Armando Sadiku nuk është lojtar i Goas. Klubi indian ka bërë të ditur lajmin, nëpërmjet një postimi në kanalet zyrtare.

“FC Goa dhe Armando Sadiku kanë rënë dakord reciprokisht për të ndarë rrugët me efekt të menjëhershëm”- shkruan Goa

33-vjeçari ka luajtur në 24 ndeshje me këtë skuadër dhe ka shënuar 10 gola. Më herët, në kampionatin indian ka mbajtur veshur edhe fanellën e Mohun Bagan.