Bajern Mynihu ka zyrtarizuar afrimin më të ri në skuadër. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e PSG-së, Erik Çupo Moting.Sulmuesi kamerunas, ishte heroi i PSG-së, pasi me golin e tij në fund ndaj Atalantës i siguroi parizienëve gjysëmfinalet e Championsit. Tani 31-vjeçari do vihet nën urdhërat e Flikut.
Çupo Moting e njeh mirë Bundesligën, pasi më parë ka luajtur me Shalke 04, Mainzin apo Nurembergun.