Zyrtare, Barcelona blen për 55 mln Euro sulmuesin nga Man. City. Klauzolë rekord, 1 miliardë Euro!

0
172

Më në fund ka ardhur edhe zyrtarizimi, Ferran Torres është një lojtar i Barcelonës me katalanasit që kanë gjetur mënyrën për të nënshkruar me spanjollin për shkak të vështirësive nga gjendja e rëndë financiare.

Duket se drejtuesit do të rinovojnë disa kontrata me ulje page sidhe mund të largojnë dy lojtarë si Luuk de Jong e Dest për të plotësuar normat e Fair Play Financiar.

Për të ardhur te goditja në merkato, Ferran Torres do të mbulojë boshllëkun e krijuar nga largimi i Kun Agueros i cili kishte probleme me zemrën dhe do t’i kushtojë Barcelonës 55 mln Euro.

 

21-vjeçari firmosi për 5 sezone dhe do të ketë një klauzolë të çmendur prej 1 miliardë euro ashtu si Fati dhe Pedri.

Për të arritur te Torres, katalanasit u favorizuan edhe nga lëshimet që bëri City të cilët pranuan pagimin me këste të kartonit që do të fillojë nga 1 Korriku e tutje sidhe në marrëveshje janë edhe 10 mln euro të tjera bonuse në varësi të paraqitjeve të sulmuesit./Ora News/.