
Tani është zyrtare, Girgio Chiellini do të vijojë të luajë edhe për dy sezone të tjera me Juventusin.
Siç ishte lajmëruar nga mediet italiane gjatë ditës, kapiteni ka rinovuar kontratën me bardhezinjtë deri në 2023.
Qendërmbrojtësi italian është pjesë e Juves prej vitit 2005 dhe gjatë këtyre viteve ka fituar plot 20 trofe.
36-vjeçari ëndërron Champions League dhe pjesëmarrjen me Italinë në Botërorin Katar 2022.
Chiellini, i cili mban shiritin e kapitenit edhe tek Italia, udhëhoqi kombëtaren e kaltër drejt fitimit të Euro 2020. /abcnews.al
