Orges Shehi nuk është më trajneri i Partizanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i kuq, i cili ka komunikuar se ka mbyllur marrëveshjen me ish-gardianin e njohur, i cili u shpall kampion i Shqipërisë me Tiranën në sezonin 2021/22.
Një vendim surprizë ky nga ana e drejtuesve të kuq, të cilët “luftuan” deri në moment të fundit për ta pasur trajnerin durrsak, kur ai mbylli bashkëpunimin me Tiranën.
Me anë të komunikimit zyrtar nga ana e klubit, është konfirmuar se palët kanë pasur një takim, nga i cili vendosën që të ndërpresin bashkëpunimin, dy javë përpara startit të kampionatit
Skuadra do të vijoj përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv Arbër Abilaliaj dhe stafit të tij Teknik.
Shehi largohet kështu nga Partizani pas 27 ndeshjeve në krye të stolit të kuq, ku numëron 13 fitore, 6 barazime dhe 8 humbje.
Njoftimi i Partizanit