Zyrtare: Firmos Leo Messi, PSG e njofton me videon e veçantë

0
155

Leo Messi është zyrtarisht lojtar i PSG. Francezët e kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale.

Një video e publikuar tregon qartazi se bëhet fjalë për afrimin e sulmuesit legjendar të Barcelonës.Përfshirja e 6 “Topave të artë” në video i vë vulën faktit që njoftimi lidhet me Messin, edhe pse më parë babai i tij, Jorge, e kishte konfirmuar marrëveshjen

Messi do te jete pjesë e PSG deri në verën e vitit 2023, ndërkohë që ka klauzolë për zgjatjen e marrëveshjes edhe për një sezon tjetër.

Argjentinasi do të përfitojë 35 milion euro në sezon, shumë që mund të rritet prej bonuseve. Tashmë për Messin nis një epokë e re të PSG, klub që ëndërron të fitojë Champions League. /abcnews.al