Barcelona dhe Pedri kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e 18-vjeçarit deri në vitin 2026, njofton klubi katalonas.
Pedri e ka vazhduar marrëveshjen me Barcelonën për edhe pesë vjet të tjera, e cila do ta mbajë atë në Camp Nou deri në verën e vitit 2026, raporton Gazeta Express
18-vjeçari do ta ketë një klauzolë lirimi marramendëse, 1 miliard euro.
“FC Barcelona dhe futbollisti Pedro Gonzalez Pedro kanë arritur marrëveshje për ripërtëritjen e kontratës deri më 30 qershor 2026. Klauzola e lirimit të tij nga kontratat ka vlerën 1 miliard euro”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Përfaqësuesi i Spanjës është ndër lojtarët më të mirë të rinj në botë dhe ai shihet si e ardhmja e klubit katalonas dhe kombëtares spanjolle.
Barcelona është siguruar që 18-vjeçari të mos i ikën nga dora, duke e blinduar për pesë vitet e ardhshme.
Ai është në listën e ngushtë prej 30 futbollistëve për Topin e Artë 2021.
Pedri ishte lojtari që bëri më së shumti paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat, plot 52. /Gazeta Express/