Zyrtare: Pensionohet Mandzukic

0
170

Ish sulmuesi i Juventusit dhe Milanit, Mario Mandzukic ka vendosur që të pensionohet nga futbolli profesional në moshën 35 vjeçare

Kroati kaloi pesë vite në Juventus pasi kishte ardhur aty nga Atletico Madrid me 2015, kurse u kthye në Serie A në janar të vitit 2021 ku luajti për Milanon.

Mandzukic fitoi katër Skudeto, tri Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë gjatë periudhës së tij në Serie A por ka vendosur që të pensionohet pas formës së dobët që pati me Milanin sezonin e kaluar.

Ish ylli i Bayern Munich, i cili ndihmoi ekipin gjerman që të fitojë dy tituj të Bundesligës dhe Ligën e Kampionëve, ishte po ashtu pjesë e Kroacisë që përfunduan në vendin e dytë në Botërorin e 2018-ës, ku humbën në finale kundër Francës.

Mandzukic ka luajtur 162 ndeshje zyrtare për Juventusin dhe vetëm 11 paraqitje sa kishte me Milanin.

Ai nuk shënoi asnjë gol në fanellën kuqezi, por shënoi 44 gola në të gjitha garat me Zonjën e Vjetër me të cilët kishte luajtur 128 herë në Serie A.

Ai paralajmëroi largimin nga futbolli me një mesazh të zakonshëm në rrjetet sociale.