ZYRTARE/ Thomas Muller largohet nga Kombëtarja e Gjermanisë

0
26

Tashmë është zyrtare, Thomas Müller nuk do të luajë më për Gjermaninë.

Njoftimi zyrtar vjen nga vetë lojtari, i cili u jep lamtumirën tifozëve me një video emocionuese në në rrjetet e tij sociale:“Pas më shumë se 14 vitesh dhe 131 ndeshjesh ndërkombëtare, kam vendosur ta mbyll karrierën me kombëtaren gjermane”.

Ndeshja kundër Spanjës ishte ndeshja e fundit e 34-vjeçarit me kombëtaren e drejtuar nga Julian Nagelsmann.

Muller ishte ndër protagonistët e Botërorit të fituar nga Gjermania në vitin 2014 dhe ka një kontratë që e lidh me Bayern Munich deri në fund të sezonit 2024-2025.

34-vjeçari ka shënuar për “panzerat” 45 gola dhe fitoi këpucën e artë në botërorin e vitit 2010.

Pritet të shihet edhe e ardhmja e tij te bavarezët, pasi Muller nuk e ka të garantuar vendin e titullarit në Bundesliga