‘Vullkani i Ujkut’ në ishullin Isabela të arqipelagut ekuadorian Galapagos ka shpërthyer për herë të dytë në shtatë vjet.
Në faqet e vullkanit në shpërthim jeton mes specieve të tjera, iguana rozë nga të cilat kanë mbetur vetëm 211 në ishullin Isabela.
Shpërthimi vullkanit në ishullin më të madh të Galapagos nisi mesnatën e të enjtes, tha qendra e parkut kombëtar.
Grupi i studiuesve dhe rojtarëve thanë se vullkani 1,707-metra i lartë ka lëshuar tym e gaz në rreth 3,800 metra lartësi ndërsa llava po rrjedh faqet e tij jugore dhe juglindore.
Vullkani është më i larti Galapagos, por është të paktën 100 kilometra larg komunitetit më të afërt njerëzor.
Ishujt Galapagos gjenden rreth 1,000 kilometra larg brigjeve të Ekuadorit ne Paqesor, dhe ruajnë shumë specie unike të florës dhe faunës.
![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2022/01/pi-3.png)