“Zyrtarisht beqare” mbyll festivalin “Skampa”

0
251

Në Elbasan u mbyll edicioni i  22 i festivalit të Teatrit “Skampa” që këtë vit u mbajt në ambient të hapur dhe me protokolle kundër koronavirusit. Prej aty, aktorët i kërkuan qeverisë të gjEjë një formë për të lejuar teatrin sipas rregullave në fuqi.

Për një javë, hapësirat publike në Elbasan u shndërruan në skena për 10 trupat pjesëmarrëse në festivalin e Teatrit “Skampa”.

Komedia “Zyrtarisht beqare” mbylli edicionin e 22- të garës me jetëgjatë të teatrove në Shqipëri.

Edhe pse në kushte të vështira për shkak të pandemisë, organizatorët thonë se festivali ia arriti qëllimit.

Për shkak të situatës globale të Covid-19, numri i teatrove pjesëmarrës në festival ishte i reduktuar.