Zyrtarizohet një nga divorcet më të bujshëm

0
85

Yjet e Hollivudit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po divorcohen pas dy vitesh martesë.

Sipas mediave ndërkombëtare, këngëtarja ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë të Los Angeles dokumentet, ku kërkon të zyrtarizojë ndarjen nga aktori i njohur.

Dyshja, e quajtur Bennifer nga tabloidët, u martua zyrtarisht në Las Vegas në korrik 2022 dhe mbajtën një ceremoni të madhe në Georgia një muaj më pas.

Romanca e tyre filloi pasi u takuan teksa punonin në xhirimet e filmit “Gigli” në vitin 2003. Ata fillimisht kishin planifikuar të martoheshin atë vit, por e ndërprenë lidhjen e tyre papritur në fillim të vitit 2004.

Atëhere u tha se ishte mamaja e Affleck, e cila kundërshtoi këtë martesë, duke ndikuar tek i biri.

Lopez u martua me këngëtarin Marc Anthony, bashkëshortin e saj të tretë, vetëm pesë muaj pas ndarjes nga Affleck në vitin 2004.

Më pas Affleck, u martua dhe pas disa vitesh u divorcua me aktoren Jennifer Garner.

Pothuajse dy dekada më vonë ata rindezën marrëdhënien e tyre.

Raportet e mediave tregojnë se Lopez, e cila kishte ndryshuar ligjërisht mbiemrin e saj në Affleck, nuk renditi asnjë detaj të një marrëveshjeje paramartesore në kërkesën e saj për divorc.

Për divorcin e tyre flitej prej muajsh në të gjitha mediat e mëdha dhe tashmë duket se është zyrtarizuar.

Affleck, dy herë fitues i Oskarit, ishte i martuar më parë me aktoren Jennifer Garner, të cilën e takoi në xhirimet e romancës Pearl Harbor të vitit 2001. Ata u ndanë në vitin 2015 pas një dekade martese dhe kanë tre fëmijë së bashku.

Lopez është martuar katër herë, me kamerierin me origjinë kubaneze Ojani Noa nga vitet 1997-98; pastaj me ish kërcimtarin e saj mbështetës Cris Judd nga 2001-03, dhe me këngëtarin Marc Anthony, me të cilin kishte binjakë, lidhje që zgjati nga vitet 2004-14.

Këngëtarja dhe aktorja, e njohur J.Lo, gjithashtu ka qenë e fejuar dhe me yllin e New York Yankees, Alex Rodriguez.