Alarmi u ngrit herët, por vetëm tani po dëgjohet, kur shteti dhe bizneset kanë nevojë jetike për punonjës. 1 Maji 2023 e gjen vendin në emergjencë për krahë pune, ndërsa qeveria ka nisur t’i përgjigjet situatës me vendimet për rritjen e pagave. Por sa po reflektohen këto përpjekje në tregun e punës.
“Ne ende nuk e dimë se pse ende rrogat e punonjësve të pastrimit janë 27 mijë lekë. Ne ende nuk e kuptojmë se përse ata ende paguan nën pagën minimale”, thotë për A2 CNN Adela Dosti, nga “Drejtësi sociale”. “Na jep atë që na takon. Dalim mes vapës, shiut apo dëborës për 270 mijë lek. Nuk po kërkojmë asgjë më shumës e të mos na hani atë që na takon”, thotë Pranvera, punonjëse pastrimi në qytetin e Elbasanit.
Problematika të ngjashme raportojnë dhe punonjës në sektorë të tjerë, përfshirë indurstrinë fason dhe Call Center. “Unë jam nënë me 4 fëmijë. Sytë e tyre janë te unë. Çfarë t’iu them unë atyre dhe çfarë t’u plotësoj me ato që marr?”, thotë Adelina. “Pas asnjë lloj paralajmërimi jam hequr nga puna vetëm se kam pasur pretendimi mbi pagën dhe kushtet e punës në kompaninë ku isha”, thotë Altini, punonjës në Call Center.
Të mbledhur në Pedonalen e Tiranës, përfaqësues të sindikatave të punëtorëve i drejtuan qeverisë dhe institucioneve një listë me kërkesa. “Duam të zbatohet kontrata e punës. Të respektohet niveli i pagave dhe orari i punës. Qeveria të jetë më afër punonjësve”, thonë Gertjana Hasalla, Qendra për të Drejtat në Punë.
Për shkak të emigrimit, kryesisht të të rinjve sektorët e ekonomisë në vend përballen me gati 100 mijë vende bosh. Lista kryesohet nga fasoni, ndjekur nga turizmi, ndërtimi, bujqësia dhe shërbimet.