LAJM I FUNDIT/ Aksident në Frashër, dy mjetet përplasen me njëra-tjetrën, përfundojnë në spital dy persona

0
57

Një aksident  i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Sheqishte- Frashër.

Mësohet se dy automjetet, njëri tip ‘Mercedes ML’ dhe tjetri ‘Volkswagen’ janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë transportuar për në spitalin e Fierit. Burime për Fax News bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dëmet materiale janë të shumta ndërsa automjeti tip golf ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Ekspertët e policisë rrugore kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes për të përcaktuar edhe shkaqet e përplasjes.