10 000 vjet burg për imamin e kultit të seksit në Turqi: Njihej si “babai i koteleve”

0
994

Adnan Oktar, një predikues i çuditshëm me mjaft ndjekës në Turqi është dënuar me 10 000 vite burg.

68-vjeçari njihej për mënyrën e çuditshme të predikimit të tij duke u rrethuar nga një numër i madh vajzash me dekolte dhe minifunde.

Mediat e cilësojnë atë edhe si kreun e një kulti seksi nisur edhe nga qasja që kishte me vajzat, të cilat kishin kaluar të gjitha përmes operacionesh plastike.

Oktar i quante ato “kotele”, ndërsa ato i thërrisnin mësues.

Videot e Oktar kanë qenë të njohura prej vitesh në Turqi, por sëfundmi u arrestua me akuza të shumta siç janë armëmbajtja pa leje, krimet seksuale, etj. /abcnews.al