Tuna “përqafon” trendin e momentit, bën ndryshimin drastik në look

0
187

Tuna i është bashkuar trendit që shumë VIP-a shqiptarë kanë “përqafuar”. Këngëtarja ka publikuar një video në Instastory ku shfaqet me flokët e lyera në një nuancë rozë, por duke mos zbuluar fytyrën. Nuk dihet nëse ky ndryshim drastik në pamje ka të bëjë me ndonjë projekt të ri muzikor apo është thjesht një dëshirë e artistes.

Kujtojmë që Tuna ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi është përfolur se po shkon drejt ndarjes nga Patrisi. Spekulimet nisën pasi këngëtarja ndryshoi mbiemrin e të birit, Tian në rrjete sociale nga Berisha në Sejdi. Krizën në çift e konfirmoi vetë Patrisi në Soiree në ABC.