120 nxënës në Durrës nuk kanë nisur ende shkollën, prindërit në protestë: Të mësojnë në shkollën e fshatit

0
18

120 fëmijë të shkollë “Bisht Kamëz” nuk e kanë nisur shkollën prej tre ditësh.

Prindërit e tyre po protestojnë, para Drejtorisë Arsimore, në lidhje me një vendim të marrë nga kjo drejtori, për transferimin ne tyre në një shkollë në Qerret.

“Nuk tërhiqemi nga e drejta për të protestuar derisa të merret vendimi për rikthimin e tyre në shkollën e fshatit”, kanë deklaruar ata.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se shkolla e fshatit momentalisht është e rrënuar dhe në proces rikonstruksioni.