“14 Maji”, KQZ nis certifikimin e zgjedhjeve, zyrtarizon rezultatin në 7 bashki,edhe Elbasanit

0
92

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur certifikimin e zgjedhjeve të 14 majit.

Në Elbasan, fitues u shpall Gledjan Llatja i cili ka marrë 35.985 vota përballë kandidatit të Bashkë Fitojmë, Luçiano Boçi.

Po ashtu u certifikua dhe rezultati për këshillat bashkiakë, ku PS mori 34 mandate, Bashkë Fitojmë 15, PD 4, PSD 3 dhe disa mandate partitë e vogla.

KQZ ka certifikuar rezultatin dhe në Lushnje, ku fituese u shpall kandidatja socialiste Eriselda Sefa me 22453 vota. Po ashtu u certifikua rezultati për këshillat bashkiakë, ku PS ka marrë 24 mandate, Bashkë Fitojmë 7, PD 4, PSD 2, etj.

Gjithashtu u vulos rezultati për Fierin. Fitues në këtë bashki u shpall Armando Subashi me 35.309 vota. Sa u takon këshillave, PS ka marrë 33 këshilltarë, Bashkë Fitojmë 7, PD 4, PSD 5, etj.

KQZ certifikoi zgjedhjet dhe në Kamëz, ndonëse ka pasur shumë kontestime. Fitues u shpall Rakip Suli me 27.616 vota. Sa u takon këshillave, PS ka marrë 20 mandate, Bashkë Fitojmë 11, PD 3, PSD 2, etj.

Po ashtu KQZ ka certifikuar rezultatet për Beratin, Korçën dhe Vlorën, ku fitues u shpallën Ervin Demo, Sotiraq Filo dhe Ermal Dredha. Gjithashtu u certifikua rezultati për këshillat bashkiakë, ku PS është po shumicë.