20-vjeçarja bie aksidentalisht nga pallati ku jetonte, rëndë në spital

0
137

Nje ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë ku një 20 vjeçare ka rënë aksidentalisht nga pallati ku jetonte.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në  në rrugën “Isuf Balta”, ndërkohë që reja e identifikuar si I.K ndodhet në kujdesin e mjekëv.

Me datë 21.11.2021, rreth orës 11:50, në rrugën “Isuf Balta”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte, shtetësja I. K., 20 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”- njofton policia.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.