45-vjeçari vret nënën e tij, e moshuara ndërron jetë në spital

0
108

Tragjedi familjare në Sirmione , në zonën e Breshias, ku një 72-vjeçare u godit me shkelma dhe grusht nga djali i saj Ruben Andreoli 45-vjeçar pas një debati në shtëpi.

Përveç nënës dhe djalit, në banesë jetonte edhe partnerja e 45-vjeçarit, një grua me origjinë ukrainase e cila ka qenë dëshmitare e sulmit brutal.

E moshuara, Nerina Fontana , ndërroi jetë në spitalin e Brescias, ku ishte transportuar në kushte të dëshpëruara. Djali u arrestua nga policia me dyshimin për vrasje.

Sherri mes tyre ka nisur per një udhëtim në Ukrainë që djali i viktimës po organizonte me partneren e tij. Fqinjët kanë thirrur në ndihmë të alarmuar nga britmat që vinin nga banesa.