Elbasan/ Pylli orbital i Shelcanit pa tunele që shikon drejt SPAK-ut dhe ushtari Ilir i opozitës!

0
395

Nga Erion Murataj!

Pjesa më e madhe e atyre që kanë vizituar të paktën njëherë Byshekun ose Gjinarin e kanë parë së largu së parku njëherë guroren që zbardhon në Shelcan.

Për shkak të pluhurit në fakt Shelcani vetë shihet me vështirësi por kjo s’ka ndaluar vigjilencën revolucionare të ish komunës Shushicë e më pas administratave me rradhë të pushtetit vendor e qëndror të anashkalonin një detaj!
Ajo zonë kadastrale dhe parcelat ku shtrinë aktivitetin gurorja na qenkan teorikisht fond pyjor.
Them teorikisht se aty në inventar ka filluar të mungoj dhe mali jo më pylli.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në datë 13 Shtator një nga pikat ishte dhe kalimi nga fond pyjor i një parcele shtesë ku “Vëllezërit Hysa” kanë marrë leje për shfrytëzim nga AKBN.
Por jo vetëm këshillit i kërkohej të kalohej nga fond pyjor në aset të shfrytëzueshëm e gjithë siperfaqja bashkë me atë që ka plot 14 vite që shfrytëzohet.

Nuk e di pse po të gjithë këshilltarët u gjetën “kaps” përjashto 2 këshilltarë që kishin hallin me të drejtë të parcelës shtesë që dilte në rrugë dhe pudroste gjithë zonën me pluhur duke përcjellë kështu dhe shqetësimin e banorëve .
Të tjerët kaps totalisht dhe pse gjobat dhe koncesionet Vëllezërve Hysa ja kanë bërë bashkarisht edhe më herët se 2009.
Kam disa ditë që shfletoj praktikën dhe do përmbledh shkurtimisht disa gjetje .
Procedura që i kerkohet sot këshillit bashkiak për miratim duhej iniciuar nga ish komuna dhe këshilli i komunës e kjo nuk është bërë që prej 2009.
Emërtesa fond pyjor nuk vendoset kot për ATA që nuk e dijnë.
Ajo vendoset sepse ç’mohet që ka një fond me bimësi dhe pyje për të cilin shteti dhe publiku duhet teorikisht të ketë përfitim ose disbursim.
Kjo natyrisht nuk ka ndodhur dhe sot ironia e fatit është që ish drejtuesi i njësisë vendore Shushicë është dhe kryetar i këshillit bashkiak Elbasan .
Sot nuk mund të dal ende në përfundime të plota por një gjë mund ta them.
Në Shelcan qytetarët e Elbasanit janë vjedhur.
Po po, vjedhur dhe kjo çështje do shkoj padyshim në SPAK .
Kapslleku i opozitës në këshillin bashkiak duke u marrë 1 orë me një bust ushtari Ilir që ende nuk është bërë ishte një indicie që më bëri të shkruaj këtë hulumtim.
Në vazhdën e hulumtimit më dalin mangut dhe 5 tunele të rezervave të divizionit ku natyrisht nuk kanë qenë as pjesë e lejes së shfrytëzimit e as objekt i ndonjë leje nga ministria e mbrojtjes.
Çuditërisht nuk ka asnjë copë letër nga ish komuna drejtuesi i së cilës sot është emëruar nga partia kryetar i këshillit bashkiak Elbasan .
Kaq për sot!
Fundjavë te këndshme …!