49-vjeçari godet me sende të forta në kokë një person

0
48

Një sherr brutal ka ndodhur në Korçë. Bëhet me dije se një 49-vjeçar i identifikuar si Altin Sali, ka goditur me mjete të forta në kokë një 55-vjeçar me iniciale A.F. Gjithashtu Policia njofton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Sherri ka filluar verbalisht, e më pas ka degraduar në dhunë fizike. Në vendngjarje nuk është gjetur sendi i fortë që mund të ketë përdorur autori.

Korçë/Informacion paraprak

Në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi A. S., 49 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin A. F., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.