
Me rastin e ditës së 5 Majit që është dita e Dëshmorëve është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të policëve të rënë në krye të detyrës.
Ceremonia u mbajt pranë Memorialit të ri të Dëshmorëve të policisë.
Një fjalim përshëndetës mbajti drejtori i policisë Gledis Nano dhe Xhilda Harizaj vajza e dëshmorit Valter Harizaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, tha se “kuptimi dhe vepra e policëve të rënë në krye të detyrës madhore mbetet shkolla e papërsëritshme për të gjitha gjeneratat”.
Xhilda Harizaj: Të kujtosh, të nderosh dhe të përulesh para memorjalit të atyre që dhanë jetën në përkrahje për të përmbushur detyrën primare të policisë garantimin e jetës së qytetarëve, ëshët jo vetëm vlerësim për në qytetarë por është vlerë e policisë së shtetit dhe krenari për të gjithë Shqipërinë.
Në orën 13:00, do të zhvillohet ceremonia për varrimin në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të ish-punonjësve të Policisë, të shpallur Dëshmorë të Atdheut, Artan Cuku, Elham Elezaj dhe Rufan Hakrama.
Kjo ceremoni do të nisë në orën 12:30, nga FNSH Tiranë, me kortezhin drejt Varrezave të Dëshmorëve të Atdheut.
