50-vjeçarja në Fier godet me tullë burrin e saj

0
23

Një 50 vjeçare në Fier është proceduar në gjendje të lirë pasi ka goditur me tullë bashëshortin e saj. Shtetasja me inciale Sh. S., 50 vjeçe, banuese në fshatin Thanë ka dhunuar burrin për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. S., 50 vjeçe, banuese në fshatin Thanë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (tullë), bashkëshortin e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.