ELBASAN– Një makinë e ngarkuar me dru në Gramsh është bërë “sebepi” për lëshimin e dy urdhër arresteve nga SPAK për dy oficerë të policisë gjyqësore në Elbasan. Bëhet fjalë për Safer Shukën dhe Çelnik Toskën, të cilët në bashkëpunim me sekserin Lulzim Hasa i cili jepte para që dy oficerët të kthenin makinat e bllokuara.
Policia e Elbasanit bllokoi dje një makinë të ngarkuar me dru në Gramsh, që u përkiste Lirian e Zenel Taragjinit. Ata u kishin dhënë para oficerëve, Safer Shuka e Çelnik Toskën nëpërmjet Lulzim Hasës i cili aktualisht është lënë në arrest me burg, pasi u shërbente si sekser.
Sipas hetimeve të SPAK, dy inspektorët merrnin 500 deri në 1 milion lekë për çdo automjet që kthenin. Hetimet e SPAK janë shtrirë edhe ndaj prokurorëve që kanë urdhëruar lirimin e automjeteve dhe janë ende duke vijuar.
Masat e sigurisë nga SPAK:
SPAK ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Lulzim Hasën ndërsa detyrim paraqitjeje për Safer Shukën, Lirian dhe Zenel Taragjinin.
Oficeri i policisë gjyqësore Çelnik Toska i është caktuar masa “Arrest në shtëpi për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë.
Në përditësim…