67-vjeçari vdiq nga asfiksia, komshinjtë në “betejë” me flakët: Theva xhamat se më tha jam gjallë

0
206

Mondi Ramollari 67-vjeç ka ndërruar jetën mbrëmjen e sotme pasi shtëpia ku qëndronte u përfshi në flakë.

Komshinjtë tregojnë momentet para se ai të ndërronte jetë, ndërkohë që shtëpia ishte përfshirë në flakë. Ata kanë tentuar që të futen brenda në shtëpi por ka qenë e pamundur që ta shpëtojnë për shkak se tymi kishte mbuluar gjithçka.

“I hapa derën dhe hyra. I pari  që e pashë isha unë. Hipa mbi makinë dhe hapa dritaren. Në atë kohë për bërtisja a ka njeri. Mu përgjigj  që ka dhe s’po merrej vesh  se çfarë po thoshte. Hapa derën, i  theva të dyja xhamat e dritares. Hyra brenda, gjithçka ishte e mbytur në tym dhe s’mund të rrija më asnjë sekondë. Ai ndërkohë ishte gjallë ende, më pas erdhi zjarrfikësja dhe s’di çtë të them pastaj”, tha një nga komshinjtë e të ndjerit.

“Sa e pashë te dera se është përballë nesh. Ishte mirë kur erdhi këtu në shtëpinë e tij. Nuk kishte këtu asnjë njeri të afërm, të gjithë ishin në Greqi. Vetëm jetonte. Ishte dhe i sëmurë”, tha një tjetër. /aabcnews.al