750 gola në karrierë, Ronaldo: Stacioni i radhës numri 800

0
203

Juventus fitoi mbrëmë 3-0 ndaj Dynamo Kiyv dhe mbajti ende gjallë shpresat për të dalë e para në grupin G të Champions League. Një nga golat mbajti firmën e Cristiano Ronaldos dhe ishte një gol jubilar për portugezin.

 

Mbrëmë ndaj Dynamo Kiyv ylli i Portugalisë dhe Juventus shënoi golin e 750-të në karrierën e tij si profesionist. Këtë arritje të madhe portugezi e ka festuar me ndjekësit dhe tifozët e tij në Instagram, teksa objektivin e radhës shpall numrin 800.

POSTIMI – 750 gola, momente të lumtura, 750 buzëqeshje në fytyrat e tifozëve tanë. Faleminderit të gjithë lojtarëve dhe trajnerëve, që më ndihmuan të arrij këtë numër mahnitës!

 

Faleminderit të gjithë kundërshtarëve të mi besnikë që më bënë të punoj gjithnjë e më shumë çdo ditë! Por mbi të gjitha, falë familjes time të mrekullueshme, gjithmonë e pranishme në momentet e mia më të mira dhe më të këqija. Ndalesa tjetër: 800 gola! Shkojmë!

 

abc news