Histori me spiunë, të arrestuarit në Gramsh dyshohet se janë rekrutuar nga Rusia

0
48

8 muaj pas arrestimit të 3 shtetasve rusë dhe 1 nga Ukraina në Uzinën e armëve në Çekin të Gramshit, autoritetet shqiptare kanë dyshime të forta se kemi të bëjmë me një rast real të spiunazhit rus.

Pas dështimit të policisë shkencore, organi i akuzës ka dërguar për të dytën herë, aparatet e tyre celulare në një kompani të specializuar për të përftuar komunikimet që rusët kanë pasur.  Prokuroria nuk i mohon dyshimet e arsyeshme që, Svetlana Timofevaa, Mikhail Zorin, Fjodor Mihailoviç dhe Fedis Alpatov nga Ukraina të jenë agjentë të rekrutuar nga inteligjenca ruse.

Kujtojmë se para 1 muaji Gjykata i refuzoi Rusisë kërkesën për ekstradim 33-vjeçares ruse, Timofevaa, duke pranuar kërkesën e kësaj të fundit për të qëndruar në Shqipëri.

4 të arrestuarit, vijojnë të mbahen në qeli edhe pas kërkesave të tyre të vazhdueshme për liri me kusht.

Ata u ndaluan mbrëmjen e 20 gushtit të një viti më parë në Çekin të Gramshit, brenda uzinës së armëve në këtë qytet, pasi u pikasën nga 2 ushtarakë, duke filmuar ambientet e brendshme të uzinës. Për të shmangur ndalimin, njëri prej tyre sulmoi me sprai paralizues ushtarët Ardian Xhaka dhe Aldi Bici.

E megjithatë, ky nuk është rasti i parë qw nw territorin e Republikws sw Shqipërisë ka histori me spiunë. Në vitin 2021, 4 anëtarë të së njëjtës familje humbën jetën në rrethana misterioze në një hotel në qerret të Kavajës. Nataliia dhe Sergei Burenkov, vajza e tyre Ekaterina Burenkova dhe partneri i saj Nikita Belousov, u gjetën të pajetë në katin e nëndheshëm të pishinave.

Për ngjarjen autoritete bënë dhe eksperimente hetimor me partnerët e NATO-s,  ndërsa dyshimet janë se anëtarët e familjes u helmuan pas udhëtimit të tyre në Ohër dhe humbën jetën në ambientet e resortit.