
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos, ku ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Pak më parë ai ka postuar një foto me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Mathias Cormann.
Rama thotë se gjatë bashkëbisedimit me Cormann, ky i fundit konfirmoi edhe praninë e tij në Samitin e Berlinit në Tiranë.
“Një bashkëbisedim i veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Mathias Cormann, i cili me shumë respekt për punën e për progresin e Shqipërisë në rrugën europiane, konfirmoi edhe praninë e tij në Samitin e Berlinit në Tiranë”, shkruan Rama.
