
Mungesa e kanalizimeve në lagjet e Elbasanit ka bërë që përroi i Zaranikës të kthehet në një krim mjedisor duke u 5-fishuar ndotja në të. Ekspertët thonë se Bashkia e Elbasanit nuk i ka kapacietet e nevojshme për normalizimine situatës, ndaj kërkohet një ndihmë nga shteti.
Ujërat e zeza të cilat derdhen në përroin e Zaranikës kanë rritur me pesëfish ndotjen e tij.
Mungesa e kanalizimeve të lagjes 28 nëntori në qytetin e Elbasanit, është arsyeja kryesore për këtë situatë, ndaj ekspertët ngrenë alarmin për marrjen e masave të menjëhershme.
Eksperti i mjedisit Ahmet Mehmeti thotë se ndotja e Zaranikës rrezikon shëndetin e qytetarëve.
Është jashtëzakonisht i rrzikshëm për shëndetin, pasi të gjithë ujërat e zeza të papërpunuara që duhet të trajtoheshin me impiante të posaçme, ato nëpërmjet lumit shkojnë nëpër ara e fusha dhe ndodit të gjithë mjedisin, tokën, fruta-perimet,” tha ai.
Bashkia e Elbasanit nuk ka kapacitetet e nevojshme për ta përballuar e vetme situatën e shkaktuar në këtë përrua.
“Bashkia nuk ka fuqi që të vendosë impiante të mëdha pa ndihmën e shtetit. Bashkia duhet patjetër të kërkojë ndihmën e shtetit dhe sëbashku ata të bëjën atë që është elementarja: trajtimin e ujërave të ndotura e industriale,” tha ai.
Ajo që po ndodh në përroin e Zaraqnikës është një krim mjedisor, ku vec ujërave të zeza për shkak të mungesës së kanalizimeve, qytetartë e rëndojnë duke e kthyer në vend grumbullimi të mbetjeve.
