NGROHJA KUSHTON SHTRENJTË, ELBASANASIT NGROHEN NË DIELL (VIDEO)

0
50

Ulja e ndjeshme e temperaturave gjatë ketyre ditëve ka rritur nevojën për të siguruar ngrohjen e banesave. Elbasani është një nga qarqet që është përfshirë edhe nga stuhitë e shiut çka do të thotë se ulja e temperaturave ka qenë e ndjeshme. Por teksa kushtet atmosferike vijojne te përkeqësohen situata duhet edhe më e rëndë për qytetarët te cilet janë duke kaluar, siç thonë ata ditë tmerri.

Të pamundur per të siguruar ngrohjen për shkak të të ardhurave minimale që kanë qytetarët shprehen te revoltuar që çmimet jane te larta dhe të pamundura per tu kontrolluar.

 

Ka nga ata të cilet thonë që për te mos ndjerë te ftohtin ne shtepi qendrojne sa me shume jashte.

Të moshuarit thonë se ngrohjen ia sigurojne femijet qe kane ne emigracion pasi me pensionin qe marrin zor se sigurojne ushqimet dhe ilaçet. Sinkron gruaja Këtë vit ngrohja me dru u bë mision i pamundur per shkak se aktualisht çmimi per m3 i druve te zjarrit varion nga 7000 deri ne 10000 leke. Gazi kushton me shtrenjtë se nje vit me pare e ndersa ngrohja me energji elektrike eshte luks./EGNATIA NEWS