“A do jetoje me vjehrrën?”. Fifi jep përgjigjen befasuese

0
258

Këngëtarja e njohur Fifi i ka habitur të gjithë fansat me ndryshimin drastik në pamje, ku shfaqet shumë kilogram më pak. Këngëtarja ka zbuluar se rënien në peshë e kishte të nevojshme për arsye shëndetësore.

“Kur shtova më thoshit fuçi uthulle, tash pasi humba, s’po ju pëlqen. Por e vërteta është se s’e kam bërë për asnjeri këtë ndryshim tek vetja jem, as me m’gjyku a me m’tregu a ma mirë kështu a ashtu. E kisha të nevojshme për shëndetin tem me ra dhe rash. Flm!”, është shprehur Fifi.

Mirëpo teksa e pyesin për pamjen e re, ka edhe nga ata fansa që duan të dinë se nëse do të ishte e gatshme apo jo Fiti që të jetonte më vjehrrën në një shtëpi.

“Fifi, meqënëse të pëlqejnë familjet tradicionale, a do jetoje në një shtëpi me vjehrrën?”, ishte pyetja. Ndërsa, Fifi iu përgjigj:  “Andërr e kom me e pas vjehrrën shoqe dhe normalisht që do jetoja me kënaqësinë ma t’madhe n’botë!”.

real news