A do të hapen negociatat? Ambasadori gjerman e quan pyetjen 1 mln dollarëshe

0
135

Nga Korça Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf ka thënë se vendi i tij e ka dashur hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por pavarësisht premtimeve një gjë e tillë nuk është në ekskluzivitetin e bundestagut

“Është një pyetje 1 milion dollarëshe, ne donim, do të punojmë me partnere dhe ende shpresojmë që do të jete ajo dritarja e mundësisë, ne e kemi të nevojshme, ne duam ti respektojmë premtimet tona si Bashkim Europian por nuk varet nga ne, dhe po ne duam të shkojmë atje dhe të bëjmë gjithçka që mundemi me partneret.”

Zingraf ka folur edhe për reformën në drejtësi e cila ka mbyllur vitin e 5 që nga miratimi i saj me 140 vota në kuvendin e Shqipërisë.

E kemi parë që reforma ka efektet e saj dhe ka nevoje për kohë që të ece përpara, reforma kërkon të gjithë mbështetjen , me mbështetje mund të arritjet, qasjet pragamatike dhe praktike mund të ndihmojnë institucionet që të vendosin të çojnë përpara arkitekturë  e re te reformës, dhe ka nevoje te vazhdojë të ecë përpara.”

Përfaqësuesi i qeverisë Gjermanë ne Shqipëri tha se mazhoranca dhe opozita duhet të vijojnë të bashkëpunojnë në shtator për sa i përket çështjeve të pambyllura në reformën zgjedhore.

“Unë e kuptoj që do të kemi një parlament ndryshe përsëri pas rikthimit të opozitës në parlament dhe të dy palët kanë thënë që reforma zgjedhore duhet të vazhdojë pasi ka gjëra që nuk janë zgjidhur vitin e kaluar dhe secili partner është shprehur që do të shkojnë pas asaj çfarë ka mbetur mbrapa, unë do të mirëprisja vazhdimësinë e procesit të kësaj reforme, kjo është çfarë i përket parlamentit .”