A do të zhvendoset protesta përballë Kuvendit? Përgjigjet Berisha: E ka në dorë populli!

0
158

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se protestat në Shqipëri do të ndalen vetëm kur të largohet nga qeveria Edi Rama.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u pyet për “skenarin” e protestës ku nuk e përjashtoi si mundësi zhvendosjen e qytetarëve drejt Kuvendit që ditën e sotme diskuton rezolutën për Srebrenicën.

“Në ditën e protestës së madhe kundër regjimit të Edi Ramës kundër vjedhjeve të tij që tejkalojnë cdo lloj imagjinate, kundër politikës së shpopullimit të Shqipërisë. Kundër manipulimeve të votës dhe sistemeve elektorale , kundër Ballkanit të Hapur, protestojmë fuqishëm mbarë shqiptarët duhet të shprehën mirënjohjen dhe ftesën time për qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë. Të bashkohemi në orën 7 në bulevardin para Kryeministrisë për të shprehur me protestën tonë vendimin e shqiptarëve për “Shpëtimin e Shqipërisë” nga regjimi i Edi Ramës

Pyetje: A do të zhvendoset protesta në hyrje të Kuvendit?

“Atë e ka në dorë populli, protesta ka skenarin e vet. E rëndësishme është që ne të japim mesazhin e rëndësishëm, shqiptarët nuk do të lënë të këtë regjim.

Kjo protestë inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti, c’ka do të thotë se protestat do të ndalen kur të plotësojnë qëllimin ne tyre madhor”, tha Berisha.