Açka-Bora Muzhaqit: Disa parlamentarë janë të rrjedhur, bëhu më mediatike

0
103

Gjatë diskutimeve në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, një këshillë e kryetares Flutura Açka gjatë seancës dëgjimore me Ministren Bora Muzhaqi, ka shkaktuar të qeshura.

Açka i ka kërkuar Muzhaqit që të jetë më mediatike, ndërsa është shprehur se “një pjesë e madhe e atyre në Parlament janë të rrjedhur” dhe u kërkoi ministres Muzhaqi që të “marrin territorin që u takon”. Kjo ka shkaktuar të qeshura në Komision.

Flutura Açka: Thonë që nuk jeni shumë mediatike, në fakt quajeni si vërejtje të bukur nga ana e këtij Komisioni: Duhet të jeni mediatike sepse ju përfaqësoni Shqipërinë nesër, kemi nevojë ta shohim Shqipërinë nesër me sytë tanë, jo të vdekura. Ta shohim sot, kështu që duhet të jeni mediatike për ta, mos i lini radhë t’ju marrë territorin politika, ku një pjesë e madhe e jona aty në Parlament duam s’duam ne, janë të rrjedhur fare dhe s’duhet të dalin fare në asnjë lloj ekrani. Bëjeni detyrën tuaj mediatike

Petro Koçi: Nuk e ka për ndonjë këtu në Komision, jo

Flutura Açka: Atë e vendos… nuk e di, mund të filloj edhe tek unë. Kështu që nuk e përjashtova as veten në këtë pikë (qeshin) Por që në sytë e mi ne i kemi marrë territor të rinjve, kështu që merrni territorin që ju takon ju.