Administratorët e pallatit dhe tarifat e familjeve tani janë me detyrim

0
84

Qeveria do ti japë të drejtën kryetarëve të njësive bashkiake për të vendosur administrator pallati. Vendimi do të merret në të gjithë rastet kur asambleja nuk arrin votat e duhura dhe kur kujdestarët nuk regjistrohen me licensë. Nga ana tjetër edhe tarifat e familjeve do të jenë me detyrim pasi marrin titull ekzekutiv

Tirane- Vendosja e një administrator në pallate apo komplekse rezidenciale tashmë do të jetë me detyrim. Qeveria ka propozuar ndryshimet në ligj, duke detyruar të gjitha bashkitë që të krijojnë një libër të posaçëm për ta, ndërsa çdo person që do të zgjidhet administrator do të ketë detyrimin të pajiset me nipt në qendrën kombëtare të bizneseve.

Në rishikimin e ligjit parashikohet se nëse asambleja nuk do të mund të zgjedhë një person që do të kujdeset për objektin dhe të mbledhë të ardhurat atëherë do të jetë kryetari i njësisë vendore ai që do të përcaktojë një emër. Një veprim i tillë do të jetë i detyrueshëm për të gjithë pronarët

Nga ana tjetër edhe pagesat me dëshirë nuk do të lejohen më. Drafti i hedhur për konsultim publik parashikon që tarifat do të jenë titull ekzekutiv. Pra nëse një person do të refuzojë, apo do të argumentojë se nuk ka të ardhura, administrator mund të kërkojë ndihmën e forcave të rendit për marrjen e shumës, apo edhe të nisë një proces gjyqësor.

Projekti parashikon dhe të drejtën e qiramarrësve për të qenë pjesë e asamblesë së pallatit ku diskutohet mbi zgjedhjen e administratorit, kryesisë, apo dhe shpenzimeve. Në këtë rast do të duhet që pronari i njësisë ti japë të drejtën e përfaqësimit me kontratë.

Por nëse administratori konstatohet se nuk respekton ligjin dhe realizon shpenzimet në kundërshtim me vendimin e asamblesë, atëherë mjafton një e dhjeta e asamblesë për ti nisur dhe një proces gjyqësor.

Administratorët e pallatit dhe tarifat e familjeve tani janë me