AFP: Plazhet dhe hotelet në Shqipëri po hapen në mënyrë të sigurt

0
337

Plazhet dhe hotelet në Shqipëri po hapen dita-ditës në mënyrë të sigurt, thuhet në një video të transmetuar nga agjencia franceze e lajmeve, AFP.

”Muajt e fundit që kemi qenë të mbyllur, jemi ndjerë si në kafaz. Tashmë ndihemi sikur jemi liruar dhe po shijojmë çdo moment”, thotë një turiste nga Kosova.

Turistët po kthehen dalëngadalë në plazhet e Shqipërisë.

Muaj me radhë në izolim kanë shkaktuar humbje për bizneset lokale.

”Duke analizuar situatën e vështirë, i jemi drejtuar tregut ballkanik. Shumë pushues që kanë ardhur për momentin janë nga Kosova, Mali i Zi dhe sigurisht nga Shqipëria”, thotë një operator turistik.

Për shkak të vijës së saj të gjatë bregdetare, Shqipëria ofron plazhe të mrekullueshme nga veriu në jug si Velipoja, Shëngjini, Durrësi, Vlora, Himara dhe Saranda.

atsh