18.4 C
Elbasan

Rama: Nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës

“Nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës”, u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar deklaratave të opozitës me rastin e miratimit të një rezolute në Parlamentin Europian për Shqipërinë.

“Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus? E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës”, theksoi ai.

“Dhe nëse pastaj kjo 15-ta duhet për politikë e prandaj bashkohen kushtet e fillimit me ato të vijimit, atëherë nuk janë 15 po janë 15X100 kushte më shumë për t’u plotësuar deri ditën e anëtarësimit! Po një gjë është e sigurtë: Këta që kapen pas kësaj 15-ës do mbeten në opozitë”, tha Rama.

atsh

Lajme të tjera

Gara shpejtësia me mjete luksoze, gjobiten drejtuesit! 11 shoferë të arrestuar në një javë, mbi 11 mijë gjoba

11 shoferë u arrestuan gjatë javës që lamë pas për shkelje të rregullave të qarkullimit në rrugë. Tre prej tyre u ndaluan pasi u kapën...

Ngacmon se#sualisht të miturën, arrestohet 61-vjeçari

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur dje në rrugën ‘Isa Boletini’ në Vushtrri, ku një person ka sulmuar seksualisht një vajzë të...

Shpërthim në portën e një banese në Fushë-Krujë

Në portën e një banese në lagjen Arrameras në Fushë Krujë, mbrëmjen e së shtunës, është vendosur një sasi lënde shpërthyese (kapsollë detonatore). Paraprakisht raportohet...

Po rregullonin ndriçimin e hotelit, vdes pronari dhe plagosen dy punonjësit pas kontaktit me rrymën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dhërmi, teksa raportohet se një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë...

Bizhuteri të shtrenjta, armë zjarri, makina luksoze të blinduara dhe miliona euro/ Çfarë sekuestroi SPAK gjatë megaoperacionit në disa qytete të vendit

Mbi 4.5 milion euro pasuri janë sekuestruar gjatë megaoperacionit të SPAK në disa qytete të vendit. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe...

VIDEO/ PSD ELBASAN NDEZ MOTORËT PËR 2025

Kryetari i Partisë Socialdemokrate për qarkun e Elbasanit Z.Erion Murataj organizoi takimin e rradhës me strukturat e PSD në këtë qark.Gjatë takimit u diskutuan...