AFROJNË FESTAT RRITEN ÇMIMET NE ELBASAN

0
141

Në prag të festave të fundvitit, çmimet e produkteve ushqimore, kryesisht fruta-perimet, kanë filluar që të kenë sërisht luhatje të çmimeve. Siç ndodh rëndom në vendin tonë sa herë që ka festa ka edhe rritje të çmimit të produkteve kryesisht të konsumit.

Edhe për këtë vit, qytetarët shprehen se çmimet kanë filluar të rriten, sidomos për produktet ushqimore më të kërkuara për festat e fundvitit. Më të indinjuar shprehen pensionistët  për të cilët është edhe më e vështirë të përballojnë rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve.

Ata shpresojnë që situata të ndryshojë në ditët e fundit të këtij viti dhe cmimet të jenë të arsyeshme por nga ana tjerët dhe tregtarët shfaqin ankesat e tyre rreth fuqisë blerëse e cila është shumë e ulët.

Qytetarët kërkojnë që gjatë kësaj periudhe të ketë edhe më shumë kontrolle nga autoitetet për të shmangur rritjen e mëtejshme të çmimeve.