Agroturizmet, numri i subjekteve të certifikuara në gjithë vendin arrin në 34

0
34

Agroturizmi i bujqësisë mbetet një nga të preferuarit e turistëve të huaj për shkak të qasjes tradicionale
që ka ndaj gatimeve që ofron por edhe servirjes dhe natyrës.
Në vitet e fundit subjektet e agroturizmit kanë raportuar për një rritje të numrit të
vizitorëve që janë të interesuar për gjithçka autentike teksa paralel me kërkesën duket se
ka shkuar edhe rritja e numrit të subjekteve të certifikuara.
Certifikimi i agroturizmeve bëhet sipas kuadrit ligjor të miratuar pak vite më parë ku
vendosen një sërë kushtesh ku ndër të tjerat ajo e ofrimit edhe të dhomave për fjetje
përveç disa elementëve që lidhen me prodhimin.
Kështu agroturizmi duhet të zotërojë një fermë bujqësore ose blegtorale ose njësi
agrikulturore dhe të ofrojë aktivitete argëtuese/edukative, shërbimin e ushqimit e pijes
dhe akomodim. Subjektet duhet të ketë sipërfaqe 1 hektarë tokë për mbjellje, ndërkohë që
duhet të ketë edhe ambient përpunimi për produktet.
Po kështu subjekti duhet të ketë edhe një ambient për përpunimin e produkteve
bujqësore, përpunimin e produkteve blegtorale dhe mbarështimin e të paktën 10 (dhjetë)
krerëve gjedhë ose 100 (njëqind) krerëve dele ose dhi ose 200 (dyqind) krerëve shpendë.
Në këtë rast, subjekti duhet të ketë edhe një ambient për përpunimin e produkteve
blegtorale, si p.sh.: qumësht, djathë, kos, dhe për mjeljen e lopëve e deleve.
Lidhur me subjektet e tjera që kanë certifikata paraprake kuadri parashikon se bëhet fjalë
për ato subjekte të reja , që kërkojnë të ndërtojnë një strukturë/objekt akomodues në
funksion të zhvillimit të veprimtarisë pritëse të agroturizmit dhe që duhet të marrin
miratimin paraprak të projekt idesë nga komisioni vlerësues, i ngritur pranë ministrisë
përgjegjëse për turizmin.i certifikuar për veprimtarinë e agroturizmit”. Certifikata lëshohet për një periudhë 5-
vjeçare, me të drejtë rinovimi, bazuar në kërkesën e subjektit. /N.Maho